Partia Demokratike e Kosovës, të enjten i dërgoi letër zyrtare kryesuesit të seancës konstituive, deputetit Avni Dehari, për të thirrur seancë për sot (14 gusht) nga ora 11:00, për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit.
Deri më tani, nga Dehari nuk ka një përgjigje zyrtare.
Deputetët e PDK-së tashmë janë në hapësirat e Kuvendit, pasi mëngjesin e kaluan para dyerve të Qeverisë duke i kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të lirojë zyrën – duke e quajtur të njëjtin “uzurpator”.
Edhe Aleanca i është bashkuar aktiviteteve të PDK-së ditëve të fundit në Kuvend.
LDK ndërkaq, ditën e djeshme u mblodh për të dalë me qëndrimin se heqin dorë nga negociatat me LVV-në për krijimin e qeverisë.