Drita fiton thellë ndaj Tre Fiorit, kalon në play-off





Drita ka arritur ta sigurojë play-offin e Ligës së Konferencës.

Kampionia në fuqi e Kosovës fitoi thellë 5:0 në Prishtinë sot ndaj ekipit nga San Marino, Tre Fiori.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë, Drita shënoi fitore 1:4, duke e dominuar në dy ndeshjet.

Nguena dhe Manaj me nga dy gola dhe Arthur me një ishin golashënuesit për gjilanasit.

Në play-off, Drita do të ndeshet me skuadrën Inter d’Escaldes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo