Tetovë – Tre persona nga Shkupi, mes tyre edhe një i mitur 16-vjeçar, janë privuar nga liria në dalje të Tetovës nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rëndë”.
Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 13 gusht rreth orës 01:30, në një parking përballë një pompe benzine në dalje të Tetovës.
Nga liria janë privuar A.A. (19), A.M. (19) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të automjetit “Audi A6”, me targa të Shkupit, me të cilin udhëtonin, policia ka gjetur sende që dyshohet se rrjedhin nga vepra penale të raportuara më parë.
Të tre janë ndaluar në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.