Gostivar – Një 20-vjeçar është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike gjatë një manifestimi kulturor në Parkun e Qytetit në Gostivar.
Ngjarja ka ndodhur më 13 gusht rreth orës 02:00.
Sipas policisë, Q.K. (20) nga Gostivari është sjellë në mënyrë agresive dhe nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë.
Për shkak të sjelljes së tij, ai është shoqëruar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.