Zjarr i madh në Llomnicë: digjen 50 tonë ushqim për bagëti dhe 2 mijë ballë kashtë





Tetovë – Një zjarr ka përfshirë një kasolle të improvizuar në fshatin Llomnicë të Tetovës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Rasti është raportuar më 12 gusht rreth orës 11:15 në SPB Tetovë.

Sipas policisë, kasollja ishte në pronësi të V.S. (51).

Nga zjarri janë djegur rreth 50 tonë ushqim për bagëti, si dhe rreth 2.000 ballë kashtë dhe bar.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Zjarri është shuar nga ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar.

Pas shuarjes së zjarrit, në vendngjarje është kryer këqyrje nga ekipet kompetente për të përcaktuar rrethanat e incidentit dhe dëmet e shkaktuara.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo