MSH: Deri më tani nuk është regjistruar dhe as hospitalizuar asnjë pacient, gjendja shëndetësore e të cilit lidhet me konsumimin e ujit të ndotur në Shkup





Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se deri më tani nuk është regjistruar dhe as hospitalizuar asnjë pacient, gjendja shëndetësore e të cilit lidhet me konsumimin e ujit të ndotur në Shkup. Këtë e konfirmoi drejtori i Klinikës për Sëmundje Infektive, dr. Fadil Cana, në konferencën e sotme për media në Ministrinë e Shëndetësisë. Edhe përfaqësuesit përgjegjës të Institutit të Shëndetit Publik dhe të Qendrës së Shëndetit Publik Shkup informuan se deri më tani nuk janë regjistruar raste të tilla.
Ministria vazhdon ta ndjekë në mënyrë aktive situatën dhe do ta informojë opinionin në kohë për të gjitha informacionet relevante.
Njëherësh, apelojmë për informim të saktë, të vërtetë dhe objektiv, si dhe për verifikimin e të gjitha fakteve përpara publikimit të informacioneve që prekin opinionin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo