Xavi Hernandez emërohet trajner i ri i Holandës





Xavi Hernández është emëruar trajner i ri i kombëtares së Holandës.

Trajneri 46-vjeçar spanjoll do ta marrë drejtimin e “Tulipanëve”, duke zëvendësuar Ronald Koemanin në këtë post.

Xavi ka arritur marrëveshje me Federatën Holandeze të Futbollit (KNVB) për një kontratë që do ta mbajë në krye të kombëtares deri në përfundim të Botërorit 2030.

Ish-mesfushori i Barcelonës nis kështu një aventurë të re në nivelin e kombëtareve, pas përvojës si trajner në futbollin e klubeve.

Objektivi kryesor i Xavit do të jetë ndërtimi i një skuadre konkurruese të Holandës dhe përgatitja e saj për sfidat e mëdha ndërkombëtare të viteve të ardhshme.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo