Ka ndërruar jetë një pacient 83-vjeçar me disa sëmundje kronike, te i cili është konstatuar virusi i etheve të Nilit Perëndimor. Informacioni është konfirmuar nga Klinika për Sëmundje Infektive.
Nga Ministria e Shëndetësisë sot priten informacione për gjendjen e të prekurve, si dhe për raste eventuale të reja të të infectuarve me këtë virus. Rekomandohet vëmendje e veçantë te personat e moshuar dhe te njerëzit me sëmundje kronike, pasi te ata ekziston rrezik më i madh për formë më të rëndë të sëmundjes. Në 15 vitet e fundit në Maqedoni janë regjistruar pesë raste vdekjeje të lidhura me ethet e Nilit Perëndimor.