Arrestohet motoristi në Tetovë, qarkullonte pa patentë dhe me mjet të paregjistruar





Në orët e para të mëngjesit të 12 gushtit, policia ndaloi K.A. (25) nga Tetova në rrugën “Boris Kidriç”.

Raporton Tetovasot se ai drejtonte një motoçikletë pa leje drejtimi, ndërsa mjeti nuk ishte regjistruar për më shumë se gjashtë muaj.

Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo