MPB: Kujdes nga mesazhet e rreme në emër të “Qytetit të Sigurt”





Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se gjatë periudhës së fundit është vërejtur një dukuri e sulmeve phishing (mashtrimeve kibernetike), të cilat kryhen përmes mesazheve të rreme SMS, email-eve, faqeve të rreme ueb, aplikacioneve celulare dhe mesazheve në rrjetet sociale.

​Mesazhet e rreme pretendohet se arrijnë nga Departamenti i Mjeteve me Motor si një njoftim nga sistemi “Qyteti i Sigurt” (Bezbeden Grad). Në këto mesazhe përfshihet një link i rremë që i ridrejton qytetarët për të kryer një pagesë për një shkelje të pretenduar në trafik.

​U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë përdorimit të internetit, të mos hapin linqe dhe mesazhe të dyshimta, si dhe të mos ndajnë kurrë të dhëna personale — si numra të kartelave bankare, fjalëkalime apo dokumente personale identifikimi — përmes kanaleve të paautorizuara. Gjithashtu, të verifikojnë adresën e dërguesit (institucionet zyrtare dhe kompanitë përdorin vetëm domene zyrtare), të përdorin vërtetimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të raportojnë mesazhet e dyshimta te institucionet kompetente ose në bankën përkatëse.
​Rregullat për verifikimin e mesazheve zyrtare:

​Njoftimet me SMS për shkelje të bëra duhet të jenë nga dërguesi “MVR-SC”.
​Teksti i mesazhit duhet detyrimisht të përmbajë targën e automjetit me të cilin është bërë shkelja.

​Linku duhet të jetë në formatin e saktë: [https://safecountry.mvr.gov.mk](https://safecountry.mvr.gov.mk)…
​Sektori për Krim Kibernetik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po vazhdon me hetimet aktive dhe marrjen e masave për zbulimin dhe sanksionimin e kryerësve të këtij lloji të mashtrimeve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo