Arrihet marrëveshje për çmimin e specit të ajvarit! 40 den/kg për klasin e parë, 30 denarë për klasin e parë-dytë





Ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski, njoftoi se është arritur marrëveshje mes bujqve, blerësve dhe përpunuesve për çmimin e specit për ajvar, i cili nga nesër do të blihet me 40 denarë për kilogram për klasin e parë, 30 denarë për klasin e parë-dytë dhe atë industriale, ndërsa 15 denarë për klasin më të ulët.

Marrëveshja vjen pas disa ditësh negociatash, ndërsa ministri u bëri thirrje blerësve dhe përpunuesve t’i respektojnë çmimet dhe të bëjnë klasifikimin e duhur të specave.

Pas përfundimit të vjeljes, në tetor dhe nëntor, do të vazhdojnë bisedimet për një zgjidhje sistemore që do t’u sigurojë bujqve rregulla të qarta për klasifikimin, afatet e pagesës dhe sigurinë e prodhimit.

Kjo marrëveshje vjen pasi për disa ditë me radhë bujqit e Strumicës protestuan dhe bllokuan rrugët për shkak të pakënaqësisë për çmimin me të cilin u blihej speci.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo