Edhe Agjencia për Shërbime Mediatike kërkoi hetim urgjent për kërcënimet ndaj Eroll Rizaovit: Gazetarët duhet ta ushtrojnë profesionin lirshëm dhe pa kërcënime

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) thekson seriozitetin e përmbajtjes së komenteve të publikuara në faqen zyrtare në Facebook të gazetarit dhe kolumnistit Eroll Rizaov, në të cilat janë bërë kërcënime serioze, thirrje për dhunë fizike dhe ofendime mbi bazë etnike, transmeton Portalb.mk.

“Një pjesë e komenteve përmbajnë thirrje për përballje fizike me gazetarin, përfshirë edhe mesazhe që bëjnë thirrje për eliminimin dhe vdekjen e tij. Kjo përmbajtje imponon nevojën për veprim adekuat nga institucionet kompetente, në kuadër të kompetencave të tyre ligjore”, thonë nga ASHMAA.

Agjencia rikujton se gazetarët duhet të jenë në gjendje ta kryejnë punën e tyre lirshëm dhe pa pengesa, pa kërcënime, frikësime dhe presione. Krijimi i një atmosfere në të cilën kërcënimet ndaj gazetarëve janë të pranishme në hapësirën publike mund të ketë pasoja serioze për lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes.

Kërcënimet për dhunë fizike, thirrjet për lëndim ose marrjen e jetës, si dhe përhapja e jotolerancës dhe ofendimeve mbi baza etnike, nuk janë pjesë e debatit legjitim publik dhe nuk duhet të relativizohen apo normalizohen.

Agjencia apelon për përdorim të përgjegjshëm të hapësirës publike dhe respektimin e dinjitetit, sigurisë dhe integritetit profesional të gazetarëve, si parakushte për një mjedis mediatik të lirë, të pavarur dhe pluralist.

Për rastin dje reagoi edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), nga ku shprehën shqetësim të madh për kërcënimet e drejtpërdrejta për jetën, thirrjet për dhunë dhe ofendimet me bazë etnike të drejtuara ndaj gazetarit dhe kolumnistit Eroll Rizaov përmes komenteve në faqen e tij zyrtare në Facebook.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo