Ermal Sadiku porosi Kurtit: Do të japësh llogari

Ermal Sadiku porosi Kurtit: Do të japësh llogari

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka thënë se Kurti do të përgjigjet për situatën e krijuar në vend. Sipas tij, kjo është kapja më e madhe e shtetit që ka ndodhur në historinë e Kosovës së pasluftës.

“Certifikimi i zgjedhjeve është kryer më 8 korrik. Ne që jemi zgjedhur deputetë me votën e popullit, nuk po lejohemi të punojmë. Nuk po lejohemi të merremi me ligje, komisione, zhvillim dhe problemet reale të qytetarëve.

Ndërkohë, Kurti vazhdon të jetë kryeministër, por pa kuvend funksional, pa kontroll parlamentar dhe pa llogaridhënie.

Kjo është kapja më e madhe e shtetit që ka ndodhur në historinë e Kosovës së pasluftës.

Kurti ka me u përgjigj për këtë”, shkruan Sadiku në reagim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo