Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale drejt HEC Kozjak, në afërsi të fshatit Varvarë, ku janë përfshirë katër automjete, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, në aksident u përfshinë një “Volkswagen Golf”, një “Seat”, një automjet transportues “Mercedes” dhe një “Ford”.
Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar një 18-vjeçar nga Batinca, ndërsa katër drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë të tjerë kanë marrë lëndime trupore.
Të lënduarit janë transportuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” dhe në spitalin “Shën Naum Ohridski”, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.