Menduh Thaçi rrëfen momentin e rëndë të vitit 2001: Policia më kidnapoi vëllain dhe dy nipat e mitur, e rrethova stacionin i armatosur (VIDEO)





Menduh Thaçi, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), është mysafiri i parë i “Pressing One”.

Ai ka rrëfyer një ngjarje nga viti 2001, ku tha që iu kidnapua vëllai dhe nipërit e mitur nga policia speciale.

Pastaj Thaçi tha se kishte rrethuar stacionin si i armatosur.

“Në vitin 2001, policia speciale më kishte kidnapuar vëllain dhe dy nipërit e mitur. Si shumë kidnapime që përfundojnë me zhdukje në luftë, por ne u kundërpërgjigjëm, e rrethuam stacionin e policisë në Tetovë. Të armatosur jemi futur brenda, ata përball, dhe e kam parë vëllain dhe dy nipërit e mitur të dërmuar dhe shtrirë në beton. Ky ka qenë momenti që unë nuk e kisha hezitimin më të vogël për të dhënë jetën”, ka thënë ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo