Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht brenda banesës së saj në Shkodër, mbrëmjen e së dielës, 9 gusht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në lagjen “Xhabije”, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë hyrë në banesën e 23-vjeçares me iniciale O.N. dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Pas dhunës, e reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Sipas të dhënave të raportuara deri më tani, autorët mbeten ende të paidentifikuar.