Taravari kritikon VLEN-in: Mickoski e përdor si mjet politik, shqiptarët në qeveri janë dekor





Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët, ka drejtuar kritika ndaj përfaqësuesve shqiptarë të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se roli i tyre në qeverinë e këtij shteti është vetëm dekorativ.

Sipas Taravarit, kryeministri Hristijan Mickoski e shfrytëzon VLEN-in si një instrument politik.

“Në Qeverinë e parë kishin 6 Ministra shqiptarë. Tashmë është vetëm një shqiptar. Mickoski me veprime thotë se shqiptarëve ua kam treguar vendin. Mickoski e ka instrument poltik VLEN-in, përfaqësuesit shqiptarë në qeveri më shumë duken si dekor”, deklaroi Taravari në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai rikujtoi se vendimi i tij për t’u larguar nga qeveria erdhi pikërisht si pasojë e mungesës së respektit dhe vlerësimit të VLEN-it nga Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo