Në vend që të marrim përgjigje nëse Artan Grubi po e blen lirinë e vet me sekretet e errëta të BDI-së, sot po shohim një përpjekje të re për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit.
BDI-ja bën zhurmë për dokumentet në Qeveri, por faktet ia prishin hesapin. Pikërisht Artan Grubi, sa ishte zëvendëskryeministër i parë, nënshkruante vendime zyrtare vetëm në gjuhën maqedonase. Firma e tij është aty, e zezë mbi të bardhë.
Jeta në opozitë e ka gërryer aq shumë BDI-në, sa u janë bërë lëmsh edhe shifrat. E kur u dalin përpara dokumentet me firmën e Artan Grubit, bëhen sikur kanë rënë nga Marsi.
Nëse BDI-ja është kaq e merakosur për ligjin dhe përgjegjësinë, le të mos numërojë seanca e të shesë mjegull. Le t’i bashkohet thirrjes sonë drejtuar Prokurorisë dhe të kërkojë përgjigje të qartë se deri ku ka mbërritur çështja që e çoi Artan Grubin në listën e zezë amerikane?
Por pikërisht këtu BDI-së i pritet filmi.
Në vend që t’ia varin Grubit në qafë të gjitha gjynahet e veta, le të kërkojnë bashkë me ne që Prokuroria të tregojë se ku ka ngecur çështja e tij. Apo kanë frikë se, bashkë me të, do të hapet edhe kutia e zezë e BDI-së?