BDI: Paaftësinë dhe nënshtrimin, VLEN e maskon me montime politike

Vazhdon skandali i partisë Vlen, pjesëmarrëse jolegjitime në Qeveri pa vullnetin e shqiptarëve, dhe kërcënimi i tyre ndaj prokurorisë.

Bota serbe e sponsorizuar nga Vlen në Maqedoni, asnjë premtim i realizuar, nënçmim, nënshtrim, servilitet dhe paaftësi, të gjitha këto zevendësohen me montime politike dhe presion ndaj drejtësisë për përndjekje politike.

Vlen po bën presion që për një vendim kolektiv, të bartet përgjegjësi individuale, në kundërshtim me çdo parim ligjor europian.

Nëse vlen ky parim absurd, çdo vendim i qeverisë së tyre do të jetë subjekt i prokurorisë dhe gjyqësorit, e në veçanti disa të regjistruara tashmë nga ekipet tona.

Europa ju tha MJAFT me presion ndaj gjyqësorit! Ju keni zgjedhur botën serbe dhe ruse, prandaj nuk ju bëjnë përshtypje kritikat europiane.

Koha juaj për llogari do të vie shpejt!

Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu dyshohen për mbi 250 milion euro dëm me ndërtimet pa leje, Mexhiti gjithashtu dyshohet edhe si Ministër i Ambientit dhe ndarjen e mjeteve, Burim Latifi mbi 19 milion euro dëm buxhetit, Nedim Rama dhe plot keqbërës të tjerë nga rradhët e VLEN do të përgjigjen para ligjit.

BDI bën thirrje për drejtësi europiane, joselektive. Prokurorët bartin përgjegjësi dhe duhet të vendosin në bazë të ligjit, provave, ekspertizave, e jo në bazë të urdhëresave dhe dëshirave partiake.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo