Ylli Paçuku: Duam një politikë ku kritika pranohet edhe kur gabon i yti





Ylli Paçuku ka përcjellë një mesazh për nevojën e një politike të re, të guximshme dhe më të përgjegjshme, ku interesi i qytetarëve dhe i vendit vendoset mbi interesat personale.

Paçuku thekson se kritika duhet të pranohet edhe kur gabon dikush nga rrethi politik i yti, ndërsa heshtja për hir të një pozite apo një kolltuku nuk duhet të jetë pjesë e politikës së re.

Sipas tij, guximi për të thënë të vërtetën duhet të ekzistojë edhe atëherë kur ajo e vërtetë nuk u leverdis individëve apo grupeve të caktuara.

“Një politikë e re dhe e guximshme, ku kritika pranohet edhe kur gabon i yti. Ku nuk hesht për një kolltuk, ku interesi i vendit dhe qytetarëve vjen para interesit personal dhe ku kemi guximin të themi të vërtetën, edhe kur nuk na leverdis”, ka shkruar Paçuku.

Ai shton se kjo është politika që shumë të rinj, përfshirë edhe veten e tij, duan ta ndërtojnë dhe të jenë pjesë e saj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo