Tre persona janë arrestuar në lokacione të ndryshme të Shkupit gjatë kontrolleve policore për posedim të narkotikëve.
Sipas MPB-së, janë arrestuar D.N. (46), E.A. (24) dhe M.E.Xh. (22), shtetas i Gjermanisë, pasi tek ata janë gjetur marihuanë dhe lëndë pluhurore e bardhë.
Pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse. Raporton Tetovasot.