Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, duke shkaktuar dëme materiale dhe një të lënduar.
Sipas MPB-së, zjarri ka përfshirë gardhin e gjelbër të një shtëpie, ndërsa është dëmtuar edhe një veturë “Audi” me targa të Shkupit.
Flakët janë shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa M.D. (41) ka pësuar pasoja nga thithja e tymit dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për trajtim mjekësor.
Rasti po hetohet nga policia. Raporton Tetovasot.