Një 47-vjeçar është arrestuar në komunën e Nagoriçanit të Vjetër pasi u kap duke drejtuar automjet pa patentë dhe me veturë të paregjistruar.
Sipas policisë, D.B. (47) nga fshati Orah drejtonte një automjet “Zastava Jugo”, ndërsa gjatë kontrollit u konstatua se nuk posedonte patentë shoferi dhe automjeti nuk ishte i regjistruar.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Raporton Tetovasot.