Kumanovë, arrestohet 43-vjeçari që kërcënonte djalin e tij





Një 43-vjeçar nga Kumanova është arrestuar pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar djalin e tij.

Ngjarja është raportuar më 7 gusht rreth orës 16:40, ndërsa i dyshuari Zh.D. (43) është shoqëruar në stacion policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo