Një 18-vjeçar nga Negotina është arrestuar pasi u kap duke drejtuar motoçikletë pa patentë shoferi.
Policia njofton se gjatë kontrollit në rrugën “Marshall Tito” është konstatuar se A.S. (18) nuk posedonte leje drejtimi.
Motoçikleta është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
Raporton Tetovasot.