Një rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në Tetovë.
SPB Tetovë njofton se më 7 gusht në ora 23:45 është arrestuar A.F. (36) nga rrethina e Tetovës, me banim në qytet.
Sipas denoncimit të bashkëshortes së tij 26-vjeçare, ai fillimisht e kishte dëbuar nga shtëpia së bashku me tre fëmijët e tyre të mitur dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht.
I dyshuari është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës. Raporton Tetovasot.