Ministres turke nuk i pëlqen transferimi i Salahut te Trabzonspori, ‘zbulohet’ arsyeja

Ministrja turke e Familjes dhe Shërbimeve Sociale, Mahinur Ozdemir Goktas, ka komentuar transferimin e Mohamed Salahut te Trabzonspor si lojtar i lirë.

Sipas mediumit turk “61saat”, Goktas është tifoze e Besiktasit, rivalit të madh të klubit ku egjiptiani sapo është transferuar.

Vetëm një javë më parë, kur emri i Salahut ishte lidhur me një transferim te “bardhezinjtë”, ajo e kishte bërë të qartë se cilin klub mbështeste: “Shpresoj që Salah të bashkohet me Besiktasin”.

Megjithatë, pas transferimit të tij te Trabzonspor, qëndrimi i saj ndryshoi.

E pyetur për transferimin e Salahut te Trabzonspor, ajo tha: “Jam e zhgënjyer. Vetëm një javë më parë po flisnim për këtë dhe thuhej se Trabzonspor ishte pranë transferimit të tij”.

Ministrja shtoi: “Të paktën ai po vjen në Turqi dhe do ta ngrejë flamurin tonë. Trabzonspor është i yni dhe Besiktas është i yni, le të fitojë skuadra më e mirë”.

Ajo vazhdoi: “Populli turk e adhuron Salahun. Ne shpresonim që ai të vishte fanellën e Besiktasit, ndërsa tani ai ka veshur fanellën e Trabzonit. Shpresojmë që rrugëtimi i tij të jetë i mbarë dhe të ketë paraqitje të mira këtu”.

Kapiteni i Egjiptit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Trabzonsporin, e cila skadon në verën e vitit 2028.

Më pas, ai zbriti në fushë me fanellën me numrin 10, së bashku me presidentin e klubit, Ertugrul Dogan, në një ceremoni të jashtëzakonshme prezantimi që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës së sportit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo