Tetovasot – Një 64-vjeçare ka mbetur e lënduar rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në komunën Aerodrom të Shkupit.
Sipas policisë, në aksident u përfshinë një autobus “Man” dhe një veturë “Ford Focus”. Gruaja ishte pasagjere në autobus, ndërsa policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.TS