Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup.
Tetovasot raporton se në përplasjen mes një automjeti “Citroën” dhe një motoçiklete “Honda”, lëndime të rënda kanë pësuar motoçiklisti 24-vjeçar dhe bashkëudhëtari i tij 23-vjeçar.
Ndërkohë, drejtuesja e automjetit dhe një e mitur kanë marrë lëndime trupore. Policia po heton shkaqet e aksidentit.