STRUGË – Një shtetas gjerman ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se ka incizuar me dron një postë kufitare ushtarake në zonën e Radozhdës.
Tetovasot raporton se më 5 gusht 2026, rreth orës 14:30, në fshatin Radozhdë të Strugës, është arrestuar A.S. (56) nga Gjermania, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “hyrje e paautorizuar në objekte ushtarake dhe përpilim i skicave ose vizatimeve të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake”.
Sipas policisë, ai është kapur duke incizuar me dron postën kufitare të ARMV-së, e cila ndodhet në një zonë ku incizimi është i ndaluar.
Autoritetet po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.