Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të komenteve negative dhe gjuhës së urrejtjes që, sipas saj, po dominojnë gjithnjë e më shumë rrjetet sociale.
Artistja ndau një mesazh në InstaStory, ku shprehu hapur zhgënjimin për nivelin e komunikimit virtual, duke theksuar se shpesh mbetet e tronditur nga fjalori dhe mënyra se si njerëzit zgjedhin të shprehen në internet.
“Përfundimisht grada e nivelit të komenteve në përgjithësi në rrjete sociale është ZH… Të vjen turp t’i lexosh, jo më t’i shkruash! Burra dhe gra në moshë, njerëz me familje, një fjalor dhe një mendje e prishur”, ka shkruar Ronela.