Aksident i rëndë në rrugën Prilep–Manastir, gjashtë persona me lëndime të rënda





MANASTIR – Gjashtë persona kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident të rëndë trafiku ku u përfshinë katër automjete.

Tetovasot raporton se aksidenti ndodhi në rrugën Prilep–Manastir dhe në të u përfshinë automjete Citroën, Seat, Fiat transportues dhe një tjetër Fiat.

Lëndime të rënda pësuan tre drejtues automjetesh dhe tre shtetas serbë që udhëtonin si pasagjerë, ndërsa dy persona të tjerë mbetën me lëndime trupore. Policia po heton shkaqet e aksidentit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo