Tetovasot – Një rast që ngre shumë pikëpyetje është denoncuar në policinë e Tetovës.
Sipas kallëzimit, një 20-vjeçare dhe një 16-vjeçare nga Përshevca, gjatë udhëtimit me taksi, pretendojnë se shoferi ka filluar të sillet në mënyrë të papërshtatshme, nuk ka ndaluar automjetin dhe nuk i ka dërguar në destinacionin e kërkuar.
Për t’i shpëtuar situatës, ato kanë kërcyer nga automjeti në lëvizje dhe kanë kërkuar ndihmë.
Tetovasot mëson se për rastin është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.