Sot në mëngjes ka ndodhur një përplasje zinxhirore në rrugën Prilep–Manastir, ku janë lënduar tetë persona, mes tyre edhe dy qytetarë serbë.
Sipas SPB Manastir, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Prilep–Manastir –Ohër, rreth tre kilometra para hyrjes në Manastir. Në përplasje janë përfshirë katër mjete motorike.
Disa ambulanca kanë ndërhyrë për t’i ndihmuar të lënduarit, të cilët janë dërguar në Spitalin Klinik të Manastirit. Një ekip i specializuar i SPB Manastir po heton shkaqet e aksidentit dhe së shpejti do të bëhet i njohur identiteti i pjesëmarrësve në këtë ngjarje.