Bilall Kasami: Në shtator pritet të emërohen zv.ministrat e rinjë





Bashkëkryetar i VLEN-it, Bilall Kasami deklaroi se në shtator pritet të emërohen zëvendës ministrat e rinj, në kuadër të rikonstruimit të qeverisë, përcjell TV21. Kasami nuk dha detaje, por tha se ka disa propozime në parti.

“Ende nuk janë caktuar, ka disa propozime brenda VLEN-it por ende nuk është propozimi final. Sipas dinamikës së paraparë do të duhet brenda shtatorit propozimet të vijnë në Kuvend”, tha shkurt Kasami.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo