Shkëndija udhëton drejt Edinburgut, synon një tjetër hap në Evropë





Shkëndija ka udhëtuar sot me fluturim çarter drejt Skocisë, ku të enjten do të përballet me Hibernianin në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

MARKETING

Skuadra tetovare, e drejtuar nga Artim Pollozhani, vjen në këtë sfidë me moral të lartë pasi në raundin e kaluar eliminoi Bravon e Sllovenisë, duke siguruar një tjetër hap drejt fazës së grupeve të garës evropiane.

Nëse kuqezinjtë arrijnë të kalojnë edhe pengesën e Hibernianit, atëherë në fazën “play-off” do të përballen me fituesin e çiftit Göteborg – Gent.

Takimi i parë mes Hibernianit dhe Shkëndijës do të zhvillohet të enjten në stadiumin “Easter Road” në Edinburg, me fillim nga ora 20:00, ndërsa tetovarët synojnë të marrin një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Shkup

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo