Bajrami: Jam për një marrëveshje të mirë për Kosovën dhe LDK-në





Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka komentuar mundësinë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo tha se nuk ka marrëveshje të arritur deri më tani, ndërsa shtoi se Lumir Abdixhiku duket që po insiston që posti i presidentit t’i takojë LDK-së, transmeton Klankosova.tv.

“Kryetari i LDK-së me të drejtë m’u duk që insiston në pozitën e presidentit, dhe mendoj që pozita e presidenteve do të siguronte një balancim të pushteteve në Kosovë dhe do të ishte një siguresë për Kosovën si dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Bajrami.

Ndër të tjera ajo shtoi se Kurti momentalisht po ofron disa pozita në ministri, që sipas saj, pas disa javësh mund t’i rimarrë.

“Ajo që mund të them është se jam kategorikisht kundër shkuarjes prapë në zgjedhje, dhe jam për një marrëveshje të mirë, që është marrëveshje e mirë për Kosovën por edhe për LDK-në”, u shpreh deputetja e zgjedhur.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo