Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur para mediave, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës është që presidenti t’i takojë kësaj partie, transmeton klankosova.tv.
“Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së, në kuptimin që të diskutojmë së bashku për gjithë pushtetin, dhe pastaj të bëhet ndarja në mënyrë proporcionale”, u shpreh ajo .
Ndërsa deputetja e zgjedhur po ashtu konfirmoi se LDK sot ka mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar rreth bisedimeve Abdixhiku-Kurti.