Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili njoftoi se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 15:35, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dubravë-Istog, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, thuhet në konfirmim