LSDM akuzon Mickoskin: Çmimi i dizelit rritet për herë të tretë





LSDM-ja akuzon qeverinë dhe kryeministrin Hristijan Mickoski se çmimi i dizelit po rritet për të tretën herë radhazi, pavarësisht paralajmërimeve për uljen e çmimeve.

Sipas partisë opozitare, një litër dizel tashmë kushton rreth 100 denarë, si pasojë e rritjeve të vazhdueshme.

Nga LSDM-ja thonë se rritja e çmimit të karburantit do të ndikojë edhe në transport, ushqime dhe produkte të tjera.

Opozita vlerëson se qytetarët tashmë kanë frikë nga paralajmërimet e Mickoskit, pasi, siç pretendojnë, çdo masë për uljen e çmimeve pasohet nga shtrenjtim i ri.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo