Tre anëtarë të ekuipazhit të anijes së mallrave “Nadezhda” kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me dron në Detin e Zi.
Sipas Autoritetit Detar të Turqisë, anija po lundronte drejt portit të Samsunit, në veri të Turqisë, kur u godit rreth 20 milje detare larg portit rus të Novorossiysk.
Pas sulmit, të 22 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në Rusi, ndërsa tre prej tyre u transportuan me plagë të rënda.
Deri më tani nuk është bërë e ditur se kush qëndron pas sulmit ndaj anijes, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.