
Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, konkretisht dy persona nga Maqedonia e Veriut, Valon Belja dhe Bekir Halimi.
Ky i fundit, i pyetur nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, ka sqaruar të gjithë situatën, duke u shprehur se informacionin për ‘non gratan’ nuk e ka të verifikuar zyrtarisht dhe pret ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.
Halimi shton gjithashtu se është në pritje të nënshtetësisë shqiptare, por deri atëherë ai sqaron se i nënshtohet vetëm ligjeve të shtetit të tij.
“Fillimisht, dua t’ju informoj se këtë informacion nuk e kam të verifikuar zyrtarisht dhe se do ta konfirmoj përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.