Zjarri nga djegia e mbeturinave përfshin arën dhe shtëpinë në Bërvenicë





Një djegie e pakontrolluar e mbeturinave ka shkaktuar dëme në fshatin Bërvenicë të Tetovës. Dy vëllezër, S.N. (60) dhe P.N. (65), kanë denoncuar se fqinji i tyre Zh.K. (65), duke djegur mbeturina në oborrin e shtëpisë, ka shkaktuar përhapjen e flakëve drejt parcelës së tyre bujqësore me sipërfaqe rreth 2.400 metra katrorë. Zjarri ka përfshirë edhe muret e shtëpisë së vetë personit që po digjte mbeturinat. Tetovasot mëson se policia ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo