Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të tjerë nga Maqedonia e Veriut





Ministria e Brendshme shpall “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar.

Siç raportojnë burime shumë të sigurta të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, të padëshiruar janë shpallur dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, ndaj të cilëve ka të dhëna për veprimtari në dëm të shtetit shqiptar.

Burimet i thanë Anila Hoxhës se vendimi është marrë pas propozimit të njësisë antiterror në Policinë e Shtetit, ndërsa është dhënë konfirmimi nga Ministria e Brendshme, e cila ka shpallur “non grata” Valon Beljan, ose Valjon Belën, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut, si dhe Bekir Halimin, me shtetësi të Maqedonisë së Veriut. TCH

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo