Gashi në Konferencën e Ligës Arabe: Maqedonia e Veriut model i bashkëjetesës





Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Liga e Shteteve Arabe në Kajro, ku ka përfaqësuar Republikën e Maqedonisë së Veriut si folës kryesor.

Në fjalimin e tij, Gashi theksoi përvojën e Maqedonisë së Veriut si një shembull të bashkëjetesës etnike, kulturore dhe ndërfetare, duke vënë në pah rëndësinë e dialogut, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë.

“Në Kajro, pata nderin ta përfaqësoj Republikën e Maqedonisë së Veriut si folës kryesor në Konferencën e organizuar nga Liga e Shteteve Arabe.

Në adresimin tim ndava përvojën e vendit tonë si shembull i bashkëjetesës etnike, kulturore e ndërfetare, duke theksuar se diversiteti nuk është burim ndarjeje, por një vlerë që e forcon shoqërinë.

Përcolla mesazhin se lufta kundër çdo forme të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes janë njëkohësisht mbrojtje e dinjitetit njerëzor, e lirisë së besimit dhe e vlerave demokratike. Ndërkaq dialogu, toleranca dhe respekti reciprok mbeten rruga e vetme për ndërtimin e paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Gashi në Konferencën e Ligës Arabe: Maqedonia e Veriut model i bashkëjetesës

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo