Albin Kurti fton për takim liderët e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës





Kryeministri në detyrë, dhe kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka ftuar për takim liderët e tri partive që ishin opozitë legjislauturën e kaluar. Kurti i ka ftuar Bedrin Hamzën e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ardian Gjini e Aleancës për takime të martën pasdite, ose të mërkurën paradite.

Sipas ftesës së publikuar nga mediat kosovare, takimi do të mbahej për “rrugën përpara”, para seancës konstituive të se enjtes.

Deputetët e legjislaturës së re kanë nisur regjistrimin këtë të hënë. LDK-ja dhe Vetëvendosja është raportuar se janë afër arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo