Dy aviona për shuarjen e zjarreve përplasen në Greqi gjatë operacionit





Dy avionë të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë hedhjes së ujit mbi vatrat e flakëve.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Megarës, ku mjetet ajrore po merrnin pjesë në përpjekjet për të vënë nën kontroll zjarret.

Sipas informacioneve paraprake, të dy pilotët kanë arritur të shpëtojnë dhe nuk raportohet për viktima. Autoritetet pritet të zbardhin rrethanat e plota të incidentit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo