Motoçikleta përplas këmbësorin në Pallçisht, dy persona me lëndime të rënda





Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur më 31 korrik rreth orës 14:15 në rrugën rajonale Gostivar–Tetovë, në fshatin Pallçisht i Poshtëm. Motoçikleta “Peugeot”, e drejtuar nga J.A. (45), ka goditur këmbësorin M.M. (56) nga Bogovina. Si drejtuesi i motoçikletës ashtu edhe këmbësori kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës. Policia dhe Prokuroria po hetojnë shkaqet e aksidentit. Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo