Aksident i frikshëm në Tetovë, përplasja e fuqishme mes dy veturave rrëzon edhe drunj





Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në rrugën “VS Bato” në Tetovë, ku sipas informacioneve fillestare janë përplasur dy automjete.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje vërehen dëmtime të konsiderueshme në vetura, ndërsa shihen edhe drunj të rrëzuar pranë rrugës, që dyshohet se janë goditur si pasojë e përplasjes.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë arritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat po ofrojnë asistencë, ndërsa pritet të konfirmohet nëse ka persona të lënduar.

Policia po kryen këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan deri te aksidenti./Tema

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo