Punimet në rrugën “Faik Konica” po i afrohen përfundimit





Punimet për rikonstruksionin e rrugës “Faik Konica” në lagjen Dizhon po i afrohen përfundimit, duke sjellë një infrastrukturë moderne dhe kushte më të mira për banorët e kësaj zone.

Ecurinë e punimeve e inspektuan Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit, Muhamed Murtezi, dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha, të cilët u njohën nga afër me fazën përfundimtare të realizimit të projektit.

Në kuadër të investimit është ndërtuar rrjeti i kanalizimit fekal, është rindërtuar rrjeti i ujësjellësit për çdo shtëpi, ndërsa aktualisht po realizohen punimet për asfaltimin e rrugës dhe ndërtimin e trotuareve, duke kompletuar kështu investimin në këtë pjesë të lagjes Dizhon.

Punimet në rrugën “Faik Konica” po i afrohen përfundimit

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo